21.5 C
New York
Wednesday, April 30, 2025

Buy now

SBAShK: Qeveria në detyrë po i lë mësimdhënësit pa të drejta, qytetarët nën presion të rritjes së çmimeve

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për vonesën e formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Në reagimin e SBASHK-ut, thuhet se ky bllokim i qëllimshëm, i shkaktuar nga mungesa e vullnetit politik për një kandidat konsensual për kryetar Kuvendi, po pengon trajtimin e çështjeve jetike për mësimdhënësit dhe qytetarët.

“Qeveria në detyrë, e cila për katër vite ka injoruar kërkesat legjitime të mësimdhënësve – përfshirë Kontratën Kolektive, Ligjin për Pagat dhe Skemat Pensionale – vazhdon të funksionojë në mënyrë të njëanshme, duke përjashtuar  përfaqësuesit e punëtorëve nga vendimmarrja. Ndërkohë, çmimet e produkteve esenciale,përfshirë qumështin dhe bukën, janë rritur deri në 20%, pa asnjë masë mbështetëse nga qeveria”, thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.

Kjo sindikatë tutje në reagim thekson se e konsideron këtë papërgjegjësi të dyfishtë – institucionale dhe sociale.

“Po ashtu, bllokimi i institucioneve nga kryeministri i dorëhequr dhe refuzimi i bashkëpunimit politik për zgjidhje të krizës, dëshmojnë për mungesë serioziteti dhe përkushtimi ndaj  interesit publik. Kërkesa e SBASHK-ut është e qartë: Të formohen menjëherë institucionet legjitime; Të rifillojë dialogu sindikal dhe institucional me përfaqësuesit e mësimdhënësve; Të adresohen me urgjencë kërkesat tona dhe të ndërmerren masa kundër rritjes së çmimeve”, thuhet tutje në reagim.

“Nëse kjo gjendje vazhdon, SBASHK do të shqyrtojë format e reagimit sindikal dhe qytetar në mbrojtje të të drejtave dhe dinjitetit të mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit”

Të ngjashme

Të fundit