Home Lajme SBAShK kërkon rritje të pagave, nuk përjashtohen grevat në shtator

SBAShK kërkon rritje të pagave, nuk përjashtohen grevat në shtator

0
SBAShK kërkon rritje të pagave, nuk përjashtohen grevat në shtator

Pagat e muajit shkurt punëtoret e sektorit publik i morën me ndryshime.

Ligji për paga bëri që disa nga këta punonjës të paguhen më shumë e disa më pak.

E vlera e koeficientit 105 euro nuk u prit mirë nga të gjithë. Për këtë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar që vlera e koeficientit të rritet në 129 euro.

Propozimin e AAK-së po e mirëpresin nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, pasi sipas tyre ligji për paga ka ngjallur pakënaqësi tek punonjësit e arsimit.

Kryetari i SBASHK-ut, madje thotë se nëse pakënaqësitë vazhdojnë opsioni i grevave në shtator nuk është i mbyllur.

Që pagat në sektorin publik duhet të rriten e thotë edhe njohësi i çështjeve të ekonomisë,Besnik Avdijaj.

Mirëpo ai kërkon reforma të thella në administratën publike.

Madje Avdijaj kërkon analizë parapake në mënyrë që barra të mos bijë në sektorin privat.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje në Qeverinë e Kosovës rreth kërkesë për rritjen e vlerës së koeficientit nga AAK por nga zyra e kryeministrit nuk kanë kthyer përgjigje.

Exit mobile version