Në klub mbërriti Cristiano Ronaldo dhe ndërkohë te Al-Ittihad erdhi Karim Benzema, i cili është edhe fituesi i titullit.
I vendosur për të rikthyer trofeun në vitrinat e tyre, Al-Nassr synon Saul Niguez nga Atletico Madrid.
Saul luajti 38 ndeshje këtë sezon dhe ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2026.
Siç përmendi Fabricio Romano në njoftim, Hakim Ziyech nga Chelsea është gjithashtu një opsion për të mbajtur Ronaldon në sulm.
Ai luajti në 24 ndeshje dhe ka kontratë me blutë deri në vitin 2025.