Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
SHKK, përmes një postimi në Facebook, shton se, Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, pasi ka pranuar një informacion ka lokalizuar një veturë, brenda së cilës është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Tutje, shtohet se policia është njoftuar lidhur me rastin dhe se SHKK ka filluar hetimet.
Njoftimi i plotë:
Në Qendrën Korrektuese të Dubravës parandalohet futja e kontrabandës
Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës pas një informacioni konfidencial nga Njësiti i Inteligjencës së SHKK-së, përmes rrugëve operative, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
Me të pranuar informacionin, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç` rast në tunelin e hyrjes në Porten e Re të qendrës kanë lokalizuar veturen e kompanisë, e cila është e kontraktuar për servisimin e pajisjeve elektrike në SHKK.
Gjatë kontrollit, brenda pjesës së pasme të vetures (bagazh), në mënyrë të kamufluar është gjetur substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin është njoftuar policia, ndërsa SHKK ka filluar hetimet dhe shumë shpejt do të dal me një raport të detajuar.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.