Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, ka thënë se e dëshiron Barcelonën në shortin e Ligës së Kampionëve që do të zbulohet të hënën.
Lazio siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve pasi u rendit e dyta në grupin E me 10 pikë, katër më pas se lideri Atletico Madrid.
Duke folur për mediat italina, trajneri italian zbuloi se i ka vënë syrin Barcelonës së Xavit.
“Unë do të doja të përballesha me Barcelonën në raundin e 16-të, sinqerisht”, tha Sarri për “Sky Sport”
“Do të ishte zgjedhja ime pasi nuk jam përballur kurrë me Barçën si trajner dhe do të ishte një përvojë e mrekullueshme.”, shtoi ai.
Shorti i Ligës së Kampionëve për fazën 1/16 do të hidhet të hënën e ardhshme.