I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Përendimorë, Manuel Sarrazin, teksa ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ka thënë se palët duhet të marrin më shumë veprime konkrete.
Sipas tij, duhet më shumë vullnet politik dhe se detyra e Bashkimit Evropian nuk është të jetë arbitër.
Emisari gjerman kërkoi që Serbia të shkojë në rrugën drejt BE-së dhe kërkoi nga Beogradi të vendos sanksione ndaj Rusisë.
“Rruga në të cilën po ecën qeveria e zotit Kurti në dialog, në planin afatgjatë, kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian. Kam frikë se kjo mund të çojë më shumë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë Sarrazin.
Për sa i përket raportit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me ndërkombëtaret, ai tha se nuk është në interesin afatgjatë te Kosovës që të humb mundësitë drejt BE-së.