6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Sarrazin në Beograd, takohet me Petkoviq për të diskutuar rreth procesit të Berlinit

- Advertisement -

Në qershor emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin, vizitoi Serbinë meqë rast me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, bisedoi për dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Mirëpo emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, është kthyer edhe një herë në Beograd ku është takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, për të diskutuar mbi procesin e Berlinit.

“Mbërritja me vonesë në Beograd për një përditësim mbi rezultatet për Samitin e Procesit të Berlin. Duhet të punojmë për rezultat, nga i cili përfitojnë qytetarët në rajon”, ka shkruar Sarrazin në profilin e tij në “X”.

Ndryshe Sarrazin ditë më parë ishte për vizitë edhe në Kosovë ku  u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe krerët opozitarë Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

 

 

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit