10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Sarrazin i drejtohet sërish Qeverisë për CEFTA: Pasojat do të jenë për popullin, po e bllokoni vetën

- Advertisement -

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin ka folur sërish për kompromisin e kërkuar nga Kosova që të heq ndalesën ndaj mallrave serbe, dhe të vendoset në vend të UNMIK-ut si përfaqësuese në CEFTA.

Në një intervistë për “RTK”, ai ka deklaruar se nuk janë vetëm produktet serbe që nuk po lejohen të hynë në Kosovë, por edhe ato gjermane që prodhohen në Serbi.

“Ne i kemi hapur veshët për Kosovën. Pra, është një hap i ri drejt njohjes. E ofrojmë një zgjidhje që e bën të mundur për Kosovën që të përfaqësohet vet në organet e CEFTA-s dhe për të siguruar një treg rajonal të përbashkët, ashtu që CEFTA të zgjerohet që të përfitojë popullata në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjëra konkrete si ato gjitha lejet e punës që pranohen në BE, etj. Do t’i vendosnim atë kunjin e fundit arkivolit të Ballkanit të Hapur. Ofruam një marrëveshje që në një anë, duke dëgjuar dëshirën e Kosovës që të përfaqësohet vet në organet e CEFTA-s dhe pastaj kemi ofruar sigurinë gjermane-evropiane dhe në kufij. Por duhet të jemi të qartë, ne, Gjermania duam tregti të lirë në rajon dhe kjo përfshin edhe mallrat nga Serbia. Nuk janë vetëm mallrat serbe, por edhe produktet gjermane që prodhohen në Serbi e që nuk lejohen të hyjnë në Kosovë dhe kjo nuk është në pajtim me parimet tona të tregtisë së lirë. Nuk mund të bëjmë marrëveshje të tillë për tregtinë e përbashkët në tregun rajonal duke pasur këto gjëra.” – ka deklaruar ai.

Sarrazin është shprehur qartë se nëse Kosova nuk e shfrytëzon këtë, nuk do të arrihen gjëra të tjera në tryezë.

Madje, ai ka zbuluar se nga Brukseli është thënë se “nëse Kosova bllokon CEFTA-n, do të jetë e vështirë t’i bashkangjitet Planit të Rritjes”.

Veç kësaj, ai u shpreh se pasojat mund të jenë për popullin e qytetarët, dhe se Kosova “po bllokon vetëm vetën”.

“Marrëveshja është në tryezë. Nëse Kosova nuk e shfrytëzon këtë nuk do të arrijë gjërat e tjera në atë tryezë. E kemi bërë të qartë se ky mekanizëm e ka mundësinë që Kosova të kthehet në një moment të mëvonshëm, por që pastaj çmimi është më i lartë. Nganjëherë është më mirë të nënshkruash marrëveshjen se sa të presësh më vonë, sepse mund të lëvizë edhe çmimi. Isha në Bruksel dhe disa njerëz po më thoshin se nëse Kosova bllokon CEFTA-n do të jetë shumë e vështirë që t’i bashkangjitet pastaj Planit të Rritjes dhe qasjes në tregun e BE-së. Konkretisht për Kosovën mund të jetë pengesë në atë planin CEEPA. Pasojat, pra mund të jenë për popullin, për qytetarët. Pra, thjesht mund ta bllokoni vetën, nuk mund t’i bllokoni të tjerët. Por, kjo nuk është goditje kundër Kosovës, por është nevojë urgjente për të ecur tutje në këtë bashkëpunim rajonal. E përsëris, duam që Kosova të jetë në tryezë, është ideologji e jona si Gjermani. Është agjendë që ta bëjë këtë, por Gjermania nuk mund ta presë Kosovën, nëse nuk arrin të bëjë marrëveshjen.” – citohet se ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit