7.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Sarrazin: Faleminderit Kurtit dhe Vuçiqit që bënë kompromisin për CEFTA-n

- Advertisement -

Përfaqësuesi Special i Qeverisë Gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin ka falenderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq rreth kompromisit të arritur për zhbllokimin e CEFTA.

Këto deklarata, ai i bëri të premten në “Atlantic Council”, ku tha se “vullneti politik” i liderëve mundësuan samitin e suksesshëm.

“Do të doja të theksoja që nuk është personi apo institucioni që po ndërmjetëson, është vullneti politik i liderëve që e bënë të mundur që të kemi një samit të suksesshëm gjatë së hënës në Berlin në përvjetorin e 10-të të Procesit të Berlinit.

Gjermania tentoi të ndërmjetësojë për të gjetur një marrëveshje duke theksuar atë që ne mendojmë se është rruga e duhur për të ecur përpara. Mendoj që duhet të falenderojmë liderët e Kosovës dhe Serbisë që bënë këtë kompromis dhe gjetën rrugën përpara për të zhbllokuar CEFTA-n.” – u shpreh ai, transmeton Nacionale.

Anise paralajmërimet i kishte të qarta para arritjes së këtij kompromis, Sarrazin nuk dha shumë detaje se si erdhi deri te kjo pikë.

“Mendoj që në fund rezultati është vendimtar, dhe nuk është shumë e rëndësishme se në cilën minutë të lojës u shënua. Mendoj që Samiti ishte sinjali dhe kemi pasur vendimin e CEFTA dissa ditë para samitit, në fund, çdo gjë funksionoi sipas planit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit