22.4 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

Sarrazin: Dënojmë sulmet kriminale e terroriste ndaj Policisë, jemi në anën tuaj

- Advertisement -

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka quajtur situatë të tmerrshme sulmin terrorist në veri të vendit, raporton Ekonomia Online.

Sarrazin ka thënë se shteti i tij e dënon fuqishëm këtë sulm ndaj Policës së Kosovës. Pas takimit me kreun e Qeverisë, Albin Kurti, ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Afrim Bujaku, i cili mbeti i vrarë nga sulmet në veri.

Madje, tha se vizita e tij ka qëllim solidarizimin dhe se do të qëndrojnë në anën e Kosovës në këtë situatë.

“Dje, ne pamë një situatë të tmerrshme, të tmerrshme dhe dua ta them në mënyrë shumë të qartë se ne fuqishëm e dënojmë sulmet kriminale dhe terroriste ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet tona edhe ndaj fëmijëve të shërbyesve policorë të Kosovës dhe ndaj të gjithë vendit të Kosovës. Jemi këtu në solidarizim dhe qëndrojmë në anën tuaj në këtë situatë”.

“Mendoj se është shumë e qartë dhe e rëndësishme që në këtë situatë e rëndësishme është siguria dhe se reagimi duhet të jetë i qartë në këtë rast. Por gjithashtu duhet të jetë e qartë se nëse dëshironi ta zgjidhni çështjen e sigurisë në kohë afatgjate ne duhet të kemi një dialog të suksesshëm dhe përfshirja në dialog dhe normalizimi midis Kosovës dhe Serbisë mund të jetë një ndër gurët e themelit të zhvillimit në të ardhmen. Nuk duhet ta ndalojmë këtë tani, ne duhet ta vazhdojmë më tutje, të mundohemi të gjejmë një zgjidhje që të kemi një dialog të suksesshëm”.

“Unë isha aty (në takim me Kurtin) për t’i shprehur atij çfarë shpreha këtu, pra për të shprehur solidarizim dhe ngushëllime dhe për të përsëritur qëndrimin e qartë të Gjermanisë në anën e Kosovës. Së dyti, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë që kur situata ndodhi. Por, gjithashtu ai na dha udhëzime për situatën e ndodhur nga ana e tij, gjë që është një pjesë shumë e rëndësishme. Mendoj se sot nuk është dita që të diskutojmë më tutje rreth kësaj”.

Dje, në orët e para të mëngjesit në fshatin Banjkës të Zveçanit është sulmuar Policia e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur si dhe një tjetër është lënduar.

Ndërsa, tre sulmues të grupit të armatosur që vranë policin e Kosovës u vranë, 2 nga ta u arrestuan dhe disa persona u ndaluan nga Policia e Kosovës, ku u sekuestruan edhe armë e pajisje të tjera ushtarake.

Polici Afrim Bunjaku u vra në orët e para të mëngjesit në rrugën Zveçan – Leposaviq nga një grup i armatosur e të uniformuar që kishin ardhë nga Serbia

Pas reagimit të Policisë, ky grup i armatosur ishte ngujuar në Manastirin e këtij fshati ku nga aty sulmonte edhe Policinë e Kosovës.

Përleshja e Policisë së Kosovës me grupin e armatosur zgjati gjatë tërë ditës së diel, ku më pas policia arriti të marr nën kontrollon Manastrin, ku ishin ngujuar grupi i armatosur dhe Policia konfiskoi edhe disa armë e pajisje ushtarake të këtij grupi.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pas së cilës kryeministri Kurti tha se sulmi ndaj Policisë së Kosovës është bërë nga një grup profesionistë, i uniformuar dhe i armatosur rëndë. Ai e quajti sulm terrorist aktin nga ky grup.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, tha se sulmi është kryer nga një grup profesionistë e i armatosur rëndë, duke e cilësuar terroristë sulmin e tyre ndaj Policisë së Kosovës. Vrasja e Policit të Kosovës u dënua  ashpër nga i gjithë faktori ndërkombëtarë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit