24.8 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Sarrazin: Argumenti i Kosovës për masat ndëshkuese është valid, por lëvizjet e pakoordinuara kanë surprizuar BE-në

- Advertisement -

Emisari i Gjermanisë e ka cilësuar “vendimtar” vendimin e Kosovës për të hequr ndalesën për mallrat nga Serbia.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një intervistë për Këshillin Atlantik të hënën, duke folur rreth zhvillimeve aktuale në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se veprimet e pakoordinuara të autoriteteve kosovare në veri kanë bërë që shtetet anëtare të mbajnë në fuqi masat kundër Kosovës.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka rekomanduar largimin e masave kundër Kosovës muaj më parë, por shtetet anëtare akoma nuk kanë vepruar. Sarrazin ka paralajmëruar se veprimet e fundit të qeverisë mund të ndikojnë negativisht në mundësinë e heqjes së masave.

“Megjithatë, lëvizjet e pakoordinuara dhe të njëanshme në veri janë befasuese; partnerët tanë e përdorin këtë argument në përpjekje për të marrë shumicën [për largimin e masave] në BE. Ju nuk jeni duke i krijuar kushtet për ta bërë këtë përpjekje të suksesshme, edhe nëse argumenti është i vlefshëm”, ka deklaruar emisari gjerman.

Sarrazin ka përmendur argumentin e autoriteteve kosovare se masat që BE-ja i ka vendosur ndaj Kosovës më shumë se një vit më parë janë të padrejta, posaçërisht pas sulmin terrorist të vitit të kaluar në fshatin Basnjë të Zveçanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës: “Ne duhet ta adresojmë këtë”.

Ai ka mirëpretur vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikës kufitare në Merdarë për mallrat që hyjnë nga Serbia, duke e cilësuar “lëvizje decisive” për mospërjashtimin e Kosovës nga nismat rajonale: “Në fund kjo rezultoi vendimtare. S’ka rëndësi se në cilën minutë të ndeshjes shënon… por jo gjithçka shkoi sipas planit”.

Sarrazin ka folur gjithashtu edhe për shqetësimet rreth sigurisë që janë ngritur nga autoritetet në Kosovë, veçanërisht në dritën e sulmin të fundit në Banjskë, dhe për ofertën e Gjermanisë për të siguruar skanerë për autoritetet kosovare, të cilën ai e ka cilësuar pjesë të një përpjekjeje më të gjerë për të forcuar sigurinë tregtare dhe kufitare.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit