Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, është bërë nënë për herë të parë.
Ajo dhe i biri i saj, Juliani, bëhet e ditur se janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lajmit i është gëzuar edhe mikja dhe kolegia e saj deputete, Mimoza Kusari-Lila.
Në facebook, Kusari-Lila thotë se “jemi të mbushur me shpresë e gëzim për forcën dhe guximin e Sarandës për t’i dhënë jetës një kuptim të ri me plot dashuri për të ardhmen”.
Kusari-Lila shtoi se kjo është forca e jetës.
Kujtojmë se Saranda Bogujevci u ka mbijetuar 16 plumbave nga forcat serbe në vitin 1999, atëherë kur ishte vetëm 13 vjeçe.
Nga familja Bogujevci, 14 anëtarë u vranë mizorisht në luftë, përfshirë edhe dy vëllezërit dhe nëna e Sarandës.