29.1 C
New York
Monday, August 25, 2025

Buy now

Sarah Jessica Parker zbulon ngjashmërinë kryesore midis saj dhe Carrie Bradshaw

- Advertisement -

Sarah Jessica Parker zbuloi se gjithmonë kishte një vijë ndarëse midis saj dhe personazhit të saj Carrie Bradshaw, por se ato kishin disa tipare të përbashkëta.

Konkretisht, gjatë një interviste të kohëve të fundit me Evan Katz Ross, Sarah foli për neverinë e saj ndaj majdanozit dhe se kjo neveri ishte integruar në personazhin e saj Carrie në “Sex and the City”.

“Është shumë specifike. Mendoj se gjithmonë kam ndjerë se kishte një vijë të qartë ndarëse midis meje dhe Carriet, por neveria ndaj majdanozit ishte e theksuar”, tha ajo.

Përveç majdanozit, Sarah thekson se ishte gjithmonë e gatshme të hante çdo gjë para kamerës, edhe kur xhirimet zgjasnin me orë të tëra.

“Na vendosnin në tavolinë dhe ekipi i rekuizitave vinte dhe fillonte të pastronte atë që kishim ngrënë”.

“Pavarësisht se sa gjatë qëndronim në vakt, thoshim se do ta merrnim me vete. Ushqim falas”, theksoi tutje.

Edhe pse duhet theksuar se Parker mbajti një vijë ndarëse midis vetes dhe rolit të Carrie Bradshaw. /Telegrafi/

Të ngjashme

Të fundit