Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 3, Sara Kolami, ka folur për raportin e saj me Drilon Rama, fituesin e Big Brother VIP Kosova 3.
Në emisionin Sol të Klan Kosovës, ajo ka thënë se edhe pas daljes së shtëpisë kanë një raport të mirë, por nuk ka dhënë më shumë detaje se mos janë në lidhje dashurie bashkë.
“Kemi një marrëdhënie shumë e mirë siç është shumë e dukshme. Nuk jemi të rrethuar më me toksitet, kemi një marrëdhënie shumë të mirë është një person që shumë e respektojë”.
“Jemi më të çiltër jashtë shtëpisë, pasi aty ruhesh brenda për 24 orë, por jashtë jemi më të çiltër”, ka thënë Kolami. /Klankosova.tv/