Sara Hoxha është kritikuar për raportin e afërt me Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin, pasi të dyja kanë qenë të dashura të Ledrit.
Vetë Sara ka rrëfyer se nuk e ka aspak problem që ajo dhe Ledri të takohen me Duan, madje i pëlqen që ish-i i partnerit ka qenë Dua Lipa dhe jo dikush tjetër.
Kjo deklaratë e saj bëri bujë por pavarësisht kritikave ajo ka bërë gjestin e bukur.
Mbrëmë, Ledri ka performuar në “Sunny Hill Festival” dhe gjithashtu Sara ishte e pranishme.
Ajo ka shkrepur një foto të Duas teksa performonte në skenë dhe dukej si diva në ekranin gjigant, duke e ndarë imazhin në InstaStory.