Sara Hoxha ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku sigurisht që nuk i kanë munguar pyetje në lidhje me show-n televiziv, “Big Brother Vip 3”.
Sara, e cila së fundmi ka shijuar suksesin e paraqitjes së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ka zbuluar së cili është banori që ajo mbështet në këtë format televiziv.
Fituesja e “DWTS1” ka pranuar që është një ndjekëse e rregullt e BBV3 dhe se personazhi që ajo mbështet është Romeo.
“A po e sheh BBV3? Për kë bën tifo”, shkruan një ndjekëse e Sarës.
“Big-u është bërë i paevitueshëm. Si ta ndjekësht, si mos ta ndjekësh, ti e di se cfarë po ndodh aty brenda. Jam pak subjektive sa i përket se për kë bëj tifo, duke qenë se Romeo është i vetmi që kam njohur edhe jashtë. Me aq sa e kam njohur, kam kuptuar që zemrën e ka në vendin e duhur dhe do më bëhej qejfi shumë nëse do e fitonte”, përgjigjet Sara në Instastory.