2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Sara Hoxha sapo i nxori Ledrit një sekret

- Advertisement -

Ledri po xhiron videoklipin e ri në Monako”. Kështu zbuloi partnerja e reperit të famshëm, Sara Hoxha në postimet e saj në InstaStory. Në  videot e saj, Sara tregon se së bashku me ekipin e xhirimit ndodhen në një prej vendeve më të bukura të Europës, ku Ledri ka zgjedhur një pikë shumë interesante për realizimin e videos.

Siç shprehet Sara, shtëpia e personit që ka shpikur parfumin është vendi ku reperi “dëshironte të xhironte patjetër”. Më tej, në disa plane nga brenda shtëpisë, ajo tregon se çdo gjë është me flori 24-karatë, ose të paktën kështu i kanë informuar. Në kuzhinën e madhe dhe luksoze, me pamje fantastike, Sara bën shaka:

Të gjejmë ndonjë parfum këtu diku po më duket se i paska marrë të gjitha me vete”. Ndërsa vazhdon turin e saj, vjen edhe Ledri Vula, i veshur për videoklip, por Sara është kujdesur të ruajë elementin e surprizës.

Mos ta tregojmë më shumë se sa duhet, kaq mo kaq, vetëm kopsat”. Në klip duket se do të jetë pjesë edhe një modele, ndërsa nuk janë zbuluar më shumë detaje të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit