16.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Sara Hoxha reagon pas “thumbave” të Dafina Zeqirit

- Advertisement -

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë qenë emrat më të diskutuar të këtyre ditëve.

Kjo për shkak të një komenti që bëri reperi i njohur në një postim, ku përfshihej artistja shiptare.

Në këtë ‘dramë’ u përfshi së fundmi edhe partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, ndonëse shpërndau disa ‘thumba’ në InstaStory në drejtim të 34 vjeçares.

Foto: Screenshot/Instagram

“Njeriu nuk mund t’i japë fund marrëdhënies kur nuk ka një marrëdhënie në radhë të parë”, ka shkruar ajo.

Sara në postimin tjetër vazhdoi: “Të ngrënit e ëmbëlsirave e bën jetën më të ëmbël. Njerëzit duhet të hanë më shumë ëmbëlsira”.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo sigurisht nuk i shpëtoi krijueses së hitit “Si mua”, e cila publikoi një video duke bërë me gishtin e mesit, gjersa shtoi: “Më e ëmbël si sheqeri”.

Ledri dhe Dafina dikur kanë qenë në një lidhje dashurie, ndonëse edhe në këtë kohë kanë realizuar disa këngë bashkë.

Foto: Screenshot/Instagram

Sara nga ana tjetër ka qenë një mikeshë e Dafinës, me të cilën është shoqëruar disa herë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit