Sic të gjithë mund ta dini, në një nga zyrat e Top Channel, dedikuar produksionit të Big Brother Vip Albania, në çdo edicion printohen dhe ngjiten në mur fotot e të gjithë banorëve. Sa herë që një banor largohet nga shtëpia, siper fotos vendoset shenja “X” për të kuptuar që ai personazh është skualifikuar nga loja. Kjo ndihmon edhe produksionin gjatë punës së tyre.
Ndalur këtu, Sara Hoxha kishte lënë pa bërë një gjë të fundit që lidhet me Luiz Ejllin. Të vendoste “X” sipër fotografisë së tij, në përfundim të këtij rrugëtimi.
Luizi triumfoi në këtë edicon të Big Brother Vip, e në mesin e gjithë zhurmës dhe angazhimeve, me siguri kjo “lëvizje” e fundit ka dalë nga mendja e produksionit. Por ja që Sara e coi “traditën” deri në fund!
https://www.instagram.com/reel/Csn0WV5u1ya/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==