26.2 C
New York
Sunday, July 20, 2025

Buy now

Sara Hoxha, Gjesti, Egli apo kryeministri Rama?! Ja kush ka fituar më shumë ndjekës në Instagram këtë javë…

- Advertisement -

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë qenë në vëmendjen e të gjithëve këtë javë bazuar edhe zhvillimeve të fundit. Kanë fituar apo kanë humbur më shumë ndjekës brenda kësaj jave?! Le të shohim renditjen më poshtë…

Artisti i njohur Gjesti një javë më parë numëronte 607 mijë ndjekës dhe tani ka 605 mijë ndjekës, kjo e rendit atë në vendin e fundit. Gjatë kësaj jave ai ka humbur 2 mijë ndjekës.

Më pas kemi Egli Takon, ish-finalisten e edicionit të katërt të “Big Brother VIP” që nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Ajo vazhdon të ketë po 371 ndjekës.

Në vendin e tretë këtë javë është Franceska Murati, e cila gjithashtu nuk ka pasur asnjë ndryshim nga java e kaluar. Në rrjetin e saj social vazhdon të ketë po 151K.

Në vend të dytë në “Social Top 5” për këtë javë, renditet kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili nuk ka pasur një ndryshim të numrit të ndjekësve nga java e kaluar me 637 mijë ndjekës.

Në vend të parë për këtë javë është Sara Hoxha, e cila ka fituar plot 3 mijë ndjekës më shumë. Nga 590K, tani ajo ka shkuar në 593K në Instagramin e saj.

 

Të ngjashme

Të fundit