Sara Hoxha ka folur pas ndarjes nga ish-partneri i saj, Ledri Vula.
Në “Goca dhe Gra”, ajo tregoi se me reperin ka një marrëdhënie prindërore dhe për të dy, gjëja më e rëndësishme është vajza e tyre, Poi.
“Marrëdhënia me Ledrin është e mirë. Jo shumë të mirë, as të keqe, një marrëdhënie prindërore. Për ne të dy gjëja më e rëndësishme është Poi. Mendoj se deri tani ia kemi dalë”, u shpreh influencerja e cila prej kohësh është zhvendosur në Tiranë.
Rreth kësaj teme, Ledri pati folur në një podkast me Alketa Vejsiun ku Sarës i uroi më të mirat, derisa në rrjet u publikuan fotografi të lidhjes së saj me Erik Fullanin.
Ndërkohë për reperin, fansat dyshojnë se ka nisur një lidhje të re me Xhensila Myrtezajn. Megjithatë nuk ka ende asnjë konfirmim rreth kësaj.