Sara Gjordeni për banorët e Big Brother: Mos gjykoni pa e provuar si eksperiencë në lëkurë

- Advertisement -

Sara Gjordeni, banore e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, ka reaguar me një postim në rrjete sociale pas kuizit që u bë brenda për konkurrentët.

Ajo thotë se brenda e humbet sensin edhe për gjërat më bazike, si pasojë e izolimit.

Sipas saj nuk duhet gjykuar pa e provuar si eksperiencë dhe pa qenë brenda atij formati.

Postimi i plotë i Sarës (pa ndërhyrje):

“Po, ndonjëherë është injorancë ama mos harroni: Big Brother u krijua si eksperiment social jo si show, kjo për të parë pasojat e izolimit, ndër të parat e cila është humbja e memories qoftë edhe për gjërat më bazike.

Pas 3 javësh Bardhi nuk mbante mend as tekstet e këngëve të veta kur vendoseshin.

Unë nuk mbaja mend emrat e zysheve të mia gjatë një bisede, e as numrin tim të telefonit.

Kishim vështirësi të gjithë pas muajit të parë të kujtonim edhe emrin e ndonjë gatimi specifik apo fjalë në gjuhë të huaj.

Edhe vetë sfida kërkon të pasqyrojë këtë; Cili banor ruan kujtesën më të fortë pas gati 90 ditëve izolim, jo cili është më i padituri.

Vini re se si gjithmonë bëhet pasi ka kaluar një kohë e konsiderueshme, jo pas 2/3 javëve izolim.

Mos gjykoni pa e provuar si eksperiencë në lëkurë”.

Të ngjashme

Të fundit