Sara është shprehur se mund jetë fituesja e Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo, mes tjerash, rreshtoi edhe disa arsye se pse meriton të jetë fituesja.
“Mendoj se e fitoj unë, jam shumë krenare se një person si unë ka arritur në finale duke e ditur rrugën deri këtu. Ka qenë një rrugëtim i ashpër dhe kur të gjithë kanë dashur të më imponojnë të reagoj kështu e ashtu kam zgjedhur vetën dhe jo lojën. Besoj se e meritoj dhe mund të fitoj unë”, tha Sara.