Bardhi ka paralajmëruar se nesër do të publikojë këngën e re, e cila i kushtohet vajzës së tij që pritet të vijë në jetë së shpejti.
E partnerja e tij, Sara, ka bërë një postim emocionues lidhur me këtë temë.
“Bardh, je babai më i mirë që mund të kishte vajza ime, këtë mos e dysho KURRË! Asnjë vështirësi nuk më largon nga ti, të tre bashkë me krenari do kalojmë çdo sfidë, ta premtoj!”, shkroi ajo në Instagram, ku postoi dhe një pjesë të këngës.