24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“Sapo humbe atë që ke ndërtuar për mbi dy dekada…” – Çfarë të KEQE ka bërë Shakira që ndjekësit janë duke e kryqëzuar?!

- Advertisement -

2nëntori ishte datë e shënuar për fasnat e Shakira-s. Kjo ishte data që ishte planifikuar për të nisur turneun e saj ‘Women’t Cry Anymore’ në Shtetet e Bashkuara. Mirëpo, siç ka bërë të ditur vetë këngëtarja në faqen e saj, nuk do të jetë kështu. Pjesa e Amerikës së Veriut të turneut të saj botëror është shtyrë për në maj 2025 për shkak të kërkesës së lartë për bileta. Kështu, Shakira dhe ekipi i saj kanë vendosur të shtojnë më shumë data dhe mbi të gjitha, të ndryshojnë ambientet në stadiume për të akomoduar shumë më tepër njerëz.

“Siç ka komunikuar Live Nation, prodhimi im është rritur në përmasa të tilla, si dhe kërkesa për bileta dhe më shumë shfaqje, saqë ka tejkaluar pritshmëritë më optimiste. Aq shumë që turneu në Amerikën e Veriut tani kërkon stadiume dhe më shumë data për të arritur më shumë prej jush, kështu që është zhvendosur në maj 2025”-thuhet në deklaratë.

Shakira-s i vjen keq për atë që ndodhi dhe falënderon fansat për mbështetjen. “Dua t’ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë që nga shpallja e turneut tim, i cili tashmë po bëhet më i rëndësishmi i karrierës sime deri më tani, mirëkuptimi dhe dashuria juaj do të thotë shumë për mua dhe më ndihmon të vazhdoj të thyej barrierat. Mezi pres të festojmë së bashku. Unë premtoj t’ju ofroj shfaqjen më të veçantë të jetës sime”-përfundon deklarata.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit