Home Sport Santos sheh rritje të madhe të anëtarësimit pas ardhjes së Neymar

Santos sheh rritje të madhe të anëtarësimit pas ardhjes së Neymar

0
Santos sheh rritje të madhe të anëtarësimit pas ardhjes së Neymar

Mediat braziliane janë të impresionuara nga ndikimi që Neymar ka pasur në skuadrën e tij Santos që nga kthimi në klub javën e kaluar.

Anësori brazilian, i cili nesër do të festojë ditëlindjen e tij të 33-të, ka zëvendësuar Al Hilalin saudit me klubin ku filloi karrierën e tij. 

Në pritje të debutimit të rikthimit të tij për Santos, tifozët e atij klubi po luftojnë për çdo biletë.  

 

Presidenti i Santos, Marcelo Teixeira njoftoi sot se klubi ka tejkaluar një numër rekord prej 70,000 anëtarësh.  

Më shumë se 20,000 prej tyre u bashkuan në vetëm pak ditë, menjëherë pasi Neymar nënshkroi për klubin.

Para mbërritjes së tij, Santos kishte 48,000 anëtarë.  Stadiumi Vila Belmiro, shtëpia e Santos, mund të strehojë vetëm 16,000 shikues, ndaj mediat braziliane raportojnë se lufta për çdo biletë në stadium është e madhe.  

Debutimi i Neymar do të ndodhë në ditëlindjen e tij, të mërkurën kundër Botafogos dhe biletat janë shitur në kohë rekord. Ai pritet të hyjë në lojë në pjesën e dytë. 

 

Efekti i sjelljes së Neymar është i dukshëm edhe në rrjetet sociale, pasi Santos kaloi nga 3.5 milionë ndjekës në Instagram në më shumë se 6.5 milionë në vetëm pak ditë. 

Exit mobile version