Krahas debateve të shumta me njëri-tjetrin, banorët e BBVK 2 kalojnë kohë bashkë edhe duke u argëtuar e diskutuar paqësisht për tema të ndryshme.
Ata diskutuan për humbjen e virgjërisë, pyetje provokuese që u bë nga Meti, e që disa prej banorëve nuk hezituan të përgjigjen.
Kështu ndodhi edhe gjata mbrëmjes të së martës (7 nëntor), kur ata nisën të bisedonin edhe për disa tema mjaft personale.
Mes tyre edhe banorja nga Gjakova, Santiana Maloku e cila ka zbuluar se humbi virgjërinë në moshën 20 vjeçe.
“I mbusha 20 vjet, pasdite dikur ndodhi, nuk e di”, tha Santiana mes të qeshurash.
Kujtojmë që Santiana në rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova ka zbuluar se ajo është në një lidhje dashurie prej tri vitesh.