27.2 C
New York
Monday, July 14, 2025

Buy now

Sanksionet që nuk erdhën: A dështoi Kurti, Osmani e Gërvalla në lobimin kundër Serbisë për Banjskën?

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti, sot në një prononcim për media, ka kërkuar hetim të hollësishëm për sulmin në Bansjkë të Zveçanit dhe sanksione ndaj Serbisë.

“Dy muaj pas sulmit Banjskë duhet të kemi hetim të hollësishëm dhe konkluzione mbi këtë akt terrorist mbi Kosovën që na cenoi të gjithë ne”, tha Kurti.

“Duam sanksione për Serbinë dhe bëjë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të marrin masa për të gjithë këtë sulm”, shtoi ai tutje.

Kryeministri Kurti, që nga koha e sulmit, ka kërkuar sanksione ndaj Serbisë lidhur me sulmin në Bansjkë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, por deri me tani kjo kërkesë e tij “nuk ka kaluar”.

Me 28 shtator, 4 ditë pas sulmit, me propozimin e grupeve parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës në mënyrë unanime kanë miratuar një rezolutë që dënon sulmin e 24 shtatorit.

Në atë seancë parlamentare, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar që ndërkombëtarët ta sanksionojnë Serbinë, pas sulmit terrorist në veri të vendit.

Ndër tjera, Kurti pati deklaruar së nëse Serbia nuk ndëshkohet, krimin do të përsëris sërish.

“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet e ndeshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar, atëhrë do ta përsëris krimin.” – tha ai

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar vazhdimisht sanksionimin e Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë.

Osmani edhe sot gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Hadja Lahbib, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për sulmin në Banjskë.

Njëjtë kishte vepruar edhe me 5 tetor, ku mori pjesë në Komunitetin Politik Evropian në Granada të Spanjës.

Para takimit me liderët evropianë, ajo njoftoi se do të kërkojë sanksione ndaj Serbisë.

“Spanja është një vend, që kontribuon në paqe e stabilitetin e Europës. Shpresojmë që të kuptohet se më datë 24 shtator, nuk mund të mbështetet një agresor si Serbia, shtet për të cilin ka prova të qarta se orkestroi një sulm terrorist në veriun e Kosovës. Spanja shpresoj se do të vendosë sanksione ndaj Serbisë, masë që nuk i shërben vetëm Kosovës, por Ballkanit, por edhe vetë Europës në ruajtjen e paqes dhe sigurisë së përgjithshme”, u shpreh Osmani.

Gjithashtu Osmani nga aty pati deklaruar se s’ka takim me Vuçiqin pa iu vendosur sanksione presidentit serb. Megjithatë, me ftesë të BE-së, Kurti udhëtoi për në Bruksel ku Josep Borrell mbajti dy takimet të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin me 26 tetor në Bruksel.

Por edhe Osmani në kërkesat e saj për ta sanksionuar Serbinë deri me tani ka marrë përgjigjën e njëjtë sikurse Kurti. Nuk ka sanksione ndaj Serbisë, por kanë mbetur vetëm masat ndeshkuese ndaj Kosovës lidhur me tensionet e muajit maj dhe qershor.

E, pa kërkuar sanksione ndaj shtetit serb gjatë dy muajeve të kaluar nuk e la as ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Një gjë të tillë, ajo e kërkoi pas takimit Bruksel, ku kryeministri Albin Kurti e pranoi planin e ri të BE-së, ndërsa Serbia e refuzoi atë.

“Serbia ka refuzuar edhe një herë përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Kosovës. I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian ta sanksionojë Serbinë për aktin e agresionit kundër Kosovës më 24 shtator 2023. Çdo vonesë do të shërbejë vetëm për të nxitur përshkallëzimin e mëtejshëm.” – shkroi ajo në X.

Kujtojmë se ditë më parë edhe kryeministri Kurti, kërkoi nga KFOR-i, EULEX-i dhe BE-ja, që zyrtarisht përmes një raporti, të marrin masa ndaj kërcënimeve serbe, dhe t’ia atribuojnë zyrtarisht Serbisë aktin e agresionit dhe krimin ndaj Kosovës, teksa paralajmëroi riorganizimin e struktuarave paramilitare serbe me krye me Milan Radoijçiqin. /Nacionale/

Të ngjashme

Të fundit