6.3 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Sanksionet perëndimore, Rusia do të ulë prodhimin e naftës

- Advertisement -

Zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, njoftoi se vendi i tij do të ulë prodhimin e naftës me 500 mijë fuçi në ditë përgjatë muajti mars si pasojë e vendimit të Perëndimit dhe G7-ës  mbi çmimin tavan për naftën dhe gazin rus.

Menjëherë pas këtij njoftimi çmimi i naftës së papërpunuar pësoi një rritje me 2.5% në bursat ndërkombëtare duke arritur shifrën e 86.6 dollarëve për fuçi.

Zëvendëskryeministri Rus njoftoi se vendimi i tyre për shkurtimin e prodhimit të naftës ishte tërësisht vullnetar dhe se nuk kishin pasur konsultime me vendet e OPEC.

Në deklaratën e tij Novak tha gjithashtu se Rusia nuk do ti shesë naftë vendeve që do të zbatojnë sanksionet perëndimore të “çmimit tavan”

Hera e fundit që Rusia ka ndërmarrë një vendim për të shkurtuar prodhimin e naftës ishte në muajin prill të vitit të kaluar, ku çmimi i këtij produkti ra me 9% si pasojë e vendosjes së sanksioneve nga Perëndimi.

Që prej asaj kohe, Rusia ka arritur të krijojë një zinxhir logjistike për shitjen e naftës së saj kryesisht në Azi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit