Sanksionet ndaj Kosovës “janë me të vërtetë diçka e pazakonshme”, ka thënë ish-Shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, në një bisedë me tëvë1.
“Konsideroj që masat ndëshkuese apo sanksionet, sido që t’i quani ato, janë të padrejta ndaj Kosovës. Masa ndëshkuese u vihen atyre shteteve që i shkelin ligjet ndërkombëtare, siç është rasti me Rusinë. Nuk është normale që BE-ja dhe SHBA-të ta sanksionojnë një vend demokratik siç është Kosova. Kjo është me të vërtetë diçka e pazakonshme”, tha Walker.
“Për çfarë dialogu jemi duke folur? Krerët shtetërorë serbë e kanë bërë të qartë se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. Si mund të jesh optimist për të ardhmen e dialogut kur Serbia nuk është e gatshme të ndryshoj. Tani shikoni se çfarë qasje destruktive ka Serbia, ndërsa Perëndimi i bënë presionin vendit më demokratik në rajon”, ka thënë Walker.