22.2 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Sanksionet na lanë pa katër projekte, Muhaxheri: Prisja një qeveri normale

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka fajësuar Qeverinë për mosrealizimin e katër projekteve në këtë qytet.

Ai tha se bëhet fjalë për impiantin për pastrimin e ujërave të zeza në Trestenik, në Kuçishtë, në Lugun e Baranit dhe në Leshan.

Në lidhje me këtë, Muhaxheri u shpreh se mosrealizimi i tyre është pasojë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Katër prej atyre premtimeve që nuk janë realizuar, kam menduar që do të mund të realizohen me një Qeveri normale e cila kish mbështetë komunën më të madhe në Rrafshin e Dukagjinit. Ajo mbështetje e Qeverisë ka munguar”.

“Është impianti për pastrimin e ujërave të zeza në Trestenik, në Kuçishtë, në Lugun e Baranit dhe në Leshan. Të gjitha këto impiante e kanë vlerën mbi 10 mijë euro dhe me buxhet të komunës nuk mund të realizohen”.

“Duke parë që po vjen një Qeveri e re dhe që mund të jetë e orientuar kah mbrojtja e ambientit, duke besuar që Ministri Liburn Aliu është i fushës dhe mund të ndikojë në këtë”l

“Po ta kishim një Qeveri normale, që buxhetin e ndal konform fuqisë ekonomike dhe ndikimit që e ka Peja në Rrafshin e Dukagjinit, është dashur të ketë buxhet të ndarë për të realizuar të paktën dy prej këtyre projekteve”.

“Unë kam menduar që do të kemi edhe fonde të Bashkimit Evropian dhe nuk e kam ditur që do të hyjmë në sanksione dhe s’do të mund t’i realizojmë asnjëherën prej tyre katër projekteve”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit