Për ngjarjet në veri nuk ka mundur të mos reagojë Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse, duke akuzuar Perëndimin se “nuk kanë nxjerrur konkluzionet e duhura” ndërsa ndëshkimet dhe paralajmërimet për sanksione ndaj Kosovës i ka quajtur “shtirje” dhe “sanksione dekorative”.
Ndërkaq, sa i përket Serbisë, Maria Zakharova thotë se Perëndimi po i ofron Beogradit ndihmë ekonomike, investime të reja dhe rritje të bashkëpunimit ushtarak – të gjitha këto, sipas saj, “bëhen padyshim për distancimin e Serbisë nga Rusia dhe aleatët e saj të tjerë tradicionalë, dhe që Beogradi t’i jep fund partneritetit strategjik me Moskën”, siç e cituan mediat serbe.
“Perëndimi i kërkon Beogradit që të bind serbët e Kosovës për të marrë pjesë në rizgjedhjet e kryetarëve në veri dhe të kthehen në institucione pa garacncione, që do të thotë, t’u besojnë fjalëve të ShBA’së dhe BE’së që më në fund interesat serbe po merren në llogari”, tha ajo.
Zakharova nuk la pa u marrë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të cilin tha se “po sillet çdo herë e më shumë në mënyrë jo adekuate”.