Home Ballina “Sanksione të rënda, përplasje dramatike”: Konferenca tmerruese e Edi Ramës për “fatin” e Kosovës

“Sanksione të rënda, përplasje dramatike”: Konferenca tmerruese e Edi Ramës për “fatin” e Kosovës

0
“Sanksione të rënda, përplasje dramatike”: Konferenca tmerruese e Edi Ramës për “fatin” e Kosovës

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka mbajtur një konferencë të gjatë, ku ka folur për Kosovën dhe marrëdhënien absolutisht të trazuar të Qeverisë Kurti me bashkësinë euro-atlantike. Konferenca e Ramës duket të jetë paralajmërimi i fundit për Qeverinë Kurti për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Çka tha Rama në konferencën jashtëzakonisht tmerruese për fatin e Kosovës?

Që në krye të fjalimit, Rama informoi se s’është e mundur të mbahet mbledhja e dy qeverive.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar dhe pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër, në Gjakovë, në një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të diskutuar pikërisht për këtë situate, e cila po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë euro-atlantike në një pikë të paimagjunueshme, ku kjo e fundit e ka vendosur gishtin faktikisht në butonin që do të vë në lëvizje planin e sanksioneve ndaj shtetit që e ka krijuar vetë” – deklaroi Rama.

Sanksione të rënda, përplasje dramatike

E pas këtyre fjalive fillestare, nisi pjesa më dramatike e fjalimit. Rama deklaroi se Kosova është në prag të sanksioneve ndaj saj nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Në fjalimin e tij, Rama foli edhe për “sosjen e durimit” të ndërkombëtarëve.

“Mbase nuk është një përgjigje përfundimtare e kryeministrit Kurti, unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet e përsëris jemi në prag të vënies në lëvizje, se nuk ma zë goja të flas për sanksione, të masave shtrënguese ndaj një shteti që është krijuar nga ata që qartësisht janë në kushte të sosjes së durimit” – deklaroi Rama.

Shefi i Qeverisë së Shqipërisë tregoi se ka kërkuar edhe pak kohë nga ndërkombëtarët, të cilët ai thotë se duhe të shfrytëzohet për një rrugëdalje.

“Kam bërë një përpjekje për të kërkuar edhe pak kohë, e kam marr edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë kam frikë se plani që është një plan realisht, realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje.” – shtoi ai.

Tutje, Rama e vlerësoi si gjykim absolutisht të gabuar strategjik veprimet e kryeministrit Kurtit në veri, duke shtuar se “Kosova po hy në një kurs përplasjeje dramatike” me bashkësinë euro-atlantike.

“Sipas meje, një gjykim absolutisht i gabuar strategjik, nuk kuptoj dhe nuk e kupton askush cila është strategjia këtu dhe cili është interesi strategjik i Kosovës në këtë proces, ku Kosova po hy në një kurs përplasjeje dramatike me bashkësinë euro-atlantike. Aryseja se pse po i bëj unë gjithë këto përpjekje është se Kosova nuk është aspak ndonjë arsye tjetër, është Kosova.” – deklaroi Rama.

Në konferencën për medie, Rama nuk foli më saktësi se çka përmban plani i sanksioneve të hartuara nga bashkësia euro-atlantike.

“Nuk më takon mua të bëj asnjë koment mbi këto, unë as nuk dua t’i mendoj këto. Jam i tmerruar nga ideja që këto mund të ndodhin, sepse këtu nuk është çështja se janë masa cilat kjo bashkësi merr ndaj vëndeve jo dashamirëse, le të themi, ndaj saj. Këto kjo bashkësi po detyrohet t’i merr ndaj një shteti që ka krijuar vetë.” – shtoi z. Rama.

Exit mobile version