7.8 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Sane drejt rikthimit në Ligën Premier, por kësaj radhe me parametra zero

- Advertisement -

Sane drejt rikthimit në Ligën Premier, por kësaj radhe me parametra zero

Leroy Sane është futur në vitin e tij të pestë te Bayern Munich, por pritet të jetë i fundit.

Sulmuesi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich dhe nuk po e mendon rinovimin.

Përkundër se drejtuesit e Bayernit po tentojnë ta ndalin Sanen në Allianz Arena, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta gjermane Sport Bild, Arsenali është duke monitoruar situatën e Sanes te Bayerni.

‘Topçinjtë’ po tentojnë ta bindin lojtarin për t’u rikthyer në Ligën Premier dhe besohet se Mikel Arteta tanimë ka kontaktuar me Sanen për ta bindur të transferohet në Londër.

28-vjeçari i ka bërë të qartë edhe Arsenalit ashtu si edhe Bayernit, se në kontratën e re duhet të jetë paga aktuale prej 10 milionë eurove neto në sezon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit