5 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Sanduloviq rrëfehet për herë të parë: BIA më rrahu e poshtëroi për më shumë se 6 orë

- Advertisement -

Lideri i opozitës serbe, Nikola Sanduloviq ka folur për herë të parë pasi u pa në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka thënë se u mor nga shtëpia e tij 10 ditë më parë dhe u rrah brutalisht për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës, raportoi Guardian.

Si rezultat i dhunës, avokatët e tij kanë thënë se Sanduloviq ka mbetur i paralizuar në anën e majtë të tij dhe se ka pësuar dëmtim nervor.

“Më kidnapuan anëtarë të policisë sekrete serbe të cilët për gjashtë orë më rrahën, torturuan, poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin tim por edhe jetën time. E gjithë kjo për shkak të qëndrimit tim politik dhe dërgimit të luleve në varrin e një vajze 7-vjeçare të vrarë, që i përkiste familjes Jashari”, ka thënë Sanduloviq.

Sanduloviq është akuzuar për shkelje të ligjit, se ka nxitur urrejtje kombëtare, racore dhe fetare.

Akuzat u ngritën pasi ai kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999. Ai është kritikuar ashpër për ripostimin e një video ku kishte vizituar varrin e Adem Jasharit, themeluesi kyç i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra nga policia serbe më 1998 bashkë me 57 anëtarët e familjes së tij.

Sanduloviq ka thënë se pas sulmit, policia në vend se ta dërgonte në burg e dërgoi në emergjencë për shkak se gjendja e tij “ishte kritike”.

Agjencia serbe e Inteligjencës (BIA) ka pohuar se e ka marrë në pyetje Sanduloviqin, por ka mohuar se ka përdorur forcë mbi të.

Lirimi i Sanduloviç vjen pasi partitë opozitare në Serbi u nxitën nga një diskutim në Parlamentin Evropian në Strasburg mbi akuzat se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar në favor të SNS të presidentit Aleksandar Vuçiç, një akuzë që Vuçiq e mohon.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit