Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë së fundi një paralajmërim për Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”, ka thënë Vuçiq, shkruan lajmi.net.
Kjo deklaratë e Vuçiqit sipas përdoruesve të platformës ‘X’, po konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën
Lidhur me këtë ka reaguar edhe politikani serb, Nikola Sanduloviq.
Ai tha se ka paralajmëruar BE-në dhe SHBA-të se diçka e tillë do të ndodhë shumë vite më parë, por i besuan premtime jo të vërteta të Vuçiqit për paqe në Kosovë dhe Ballkan.
“Unë kam folur dhe paralajmëruar BE-në dhe SHBAtë se kjo do të ndodhë në kohë… shumë vite më parë. Ata nuk më dëgjuan dhe besuan premtimet e tij të rreme për paqen në Kosovë dhe në Ballkan
Ata heshtën për vite të tëra për kriminalitetin e tij të dukshëm, vjedhjen e zgjedhjeve, marrëdhëniet me Putinin, Dodikun, Orbanin dhe diktaturën që po zbaton në Serbi. Tani ata morën rezultatin e naivitetit dhe mungesës së interesit për atë që unë ofroja dhe prezantoja”, ka thënë Sanduloviq përmes një postimi në ‘X’.