-3.4 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Sanduloviq: Gjeneratat e rejat nuk e dinë të vërtetën për krimet që kanë bërë serbët

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviq, ka bërë akuzat më të fundit ndaj pushtetit aktual në Serbi, duke shprehur shqetësimin e tij se gjeneratat e reja po manipulohen nga Partia e Presidentit Aleksandar Vuçiq.

Sanduloviq ka theksuar se shumica e rinisë serbe nuk është në dijeni të plotë të historisë së vërtetë dhe krimet që janë kryer nga serbët gjatë periudhës së fundit. Ai ka shprehur bindjen se ky mungesë informacioni dhe manipulimi i informacionit nga partia në pushtet po i drejtojnë të rinjtë drejt një perspektive të padrejtë dhe paobjektive.

“Gjeneratat e rejat nuk e dinë të vërtetën për krimet që kanë bërë serbët, dhe ndryshimet të cilat njëmend kanë dëshiruar t’i bënin demokratët. Ata merren me politikën, analizojnë gjërat, por janë të hutuar, të filtruar, çdo ditë me anë të medieve, dhe u mësohet të urrejnë shqiptarët, e as vetë nuk e dinë arsyen për këtë”, ka thënë ai për Tëvë1.

Në vazhdim, ai ka akuzuar Aleksandar Vuçiqin për okupimin e institucioneve kyçe në vend, duke përfshirë gjykatën, policinë dhe lidhjet me krimin. Sanduloviq gjithashtu ka hedhur dyshime mbi politikanët e blerë nga Presidenti aktual dhe ka akuzuar opozitën për të qenë e korruptuar.

“Ai ka okupuar të gjitha institucionet, lidhjet me krimin, gjykatën, policinë, me politikanët që ka blerë, opozitën e korruptuar, dhe fatkeqësisht, nuk e di si do t’ia dalë Evropa ta largojë Vuçiqin nga pushteti para vitit 2027”, deklaroi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit