-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“San Siro” gati të presë finalen e Champions League, UEFA do të vendosë në maj

- Advertisement -

Inter-Benfica, Feyenoord-Celtics, Bayern Munich-Valencia e Real Madrid-Atletico Madrid. Këto janë katër finalet e fundit, që “mitiku” italian i “San Siro” ka mbajtur përgjatë historisë së futbollit europian, histori që nis, që në vitin 1965, me “Zikaltërit” që fituan në shtëpinë e tyre, për të vijuar me finalet e viteve 1970, 2001 e 2016, por duket se finalet në Itali do të rikthehen sërish.

Të paktën kështu është shprehur zëvendësekratari i organit më të lart qeverisës në botën e futbollit, në Europë, UEFA, Giorgio Marchetti, i cili për mediat italian u shpreh se “mitiku” i Milanos do presë një prej finaleve, të edicionit 2025-2026 ose atij pasardhës, teksa zbuloi se vendimi përfundimtar mbi këtë çështje do të merret në fundin e muajit maj.

“Finalja e Champions League në Milano në vitin 2026 apo 2027? Ka shanse të mira, në fund të fundit, ‘San Siro’, pavarësisht se nuk është stadiumi më modern, është një ikonë e futbollit ndërkombëtar, i njohur nga të gjithë sportistët, veçanërisht nga tifozët e futbollit. Vendimi përfundimtar duhet të merret në fund të majit. Italia është e angazhuar në procesin e kandidimit, do të shohim se si do të përfundojë”,- deklaroi Marchetti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit