Skuadra shqiptare Shkëndija është eliminuar nga UEFA Conference League pas humbjes së dytë në play-off.
Në ndeshjen e dytë, Samsunspor nga Turqia triumfoi me rezultatin 4-0, duke vulosur eliminimin e Shkëndijës me rezultat të përgjithshëm 5-0.
Megjithëse tetovarët kaluan më parë fazën e ligës, në play-off nuk arritën të përballonin rivalin turk dhe përfunduan rrugëtimin e tyre europian.






