Samsung pret që fitimet e kompanisë për tre muajt e fundit të 2022 të bien me 69% në nivelin më të ulët të 8 vitet të fundit.
Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories, smartfonëve dhe TV parashikon që fitimi për periudhën e fundit të vitit të tkurret në 3.4 miliardë dollarë.
Lajmi vjen ndërsa ngadalësimi i rritjes ekonomike globale ka goditur çmimet e çipeve dhe kërkesën për pajisje elektronike.
Gjigantët e teknologjisë në mbarë botën në muajt e fundit a “shtrënguar rripat.” Ishte fitimi më i ulët i Samsung që prej 2014-ës dhe pritshmëritë e investitorëve ishin për fitime prej 4.7 miliardë dollarësh.
Kompania Koreano-Jugore tha se kishte vënë re një rënie më të madhe sesa kishte pritur të kërkesës për çipet kompjuterike.
“Për biznesin e çipeve të memories, rënia në tre mujorin e katërt ishte më e lartë sesa prisnim ndërsa konsumatorët kanë ndryshuar inventarët e tyre në përpjekje për të shtrënguar financat,” tha Samsung.
“Shitjet e smartfonëve dhe të ardhurat prej tyre ranë për shkak të kërkesës së dobët,” shtoi kompania.
Samsung pritet të zbulojë gjendjen e saj financiare më 31 Janar. Është kompania më e fundit e teknologjisë e cila zbulon sesi problemet e ekonomisë globale kanë prekur biznesin e saj.
Dhjetëra mijëra vende pune janë humbur në industrinë botërore të teknologjisë. /PCWorld Albanian/