23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Samsung lanson programin beta të Android 14

- Advertisement -

Samsung lançoi programin testues beta për One UI 6, versionin Android bazuar në Android 14. Tiparet kryesore të këtij versioni janë një dizajn i thjeshtuar dhe më shumë opsione përshtatjeje.

Në aspektin e dizajnit shumë elementë janë modifikuar për të krijuar një pamje dhe ndjesi më moderne sipas njoftimit për shtyp nga Samsung.

Këtu përfshihet një stil i ri teksti dhe emoji të reja që mund të përdoren nga Samsung Keyboard. Kompania gjithashtu ka përditësuar pamjen e Quick Panel në mënyrë që përdoruesit të mësohen më kollaj me veçoritë më përdorura.

Në lidhje me përshtatjen dhe modelimin, One UI 6 do tu japë përdoruesve opsionin për të zgjedhur ekrane specifike të kyçjes për Modalitete dhe Rutina të ndryshme.

Për fat të keq One UI 6 beta do të jetë i disponueshëm vetëm për linjën Galaxy S23 dhe nëse keni blerë një prej modeleve të fundit me ekrane me palosje atë jeni të pafat.

Të ngjashme

Të fundit