Hakerët kanë vjedhur informacione të brendshme të kompanisë dhe kodin burimor të smartfonëve Galaxy nga Samsung konfirmoi ditën e sotme gjiganti i teknologjisë.
Lajmet për thyerjen e sigurisë u raportuan në fillim të muajit ndërsa një grup hakerash me emrin Lapsus$ pretendon se ka realizuar sulmin.
Sipas grupi i cili thotë se ka hakuar edhe Nvidia, afro 200GB të dhëna janë marrë nga Samsung përfshirë kodin e përdorur për enkriptim dhe funksionet e kyçjes biometrike në pajisjet Galaxy.
Por Samsung thotë se informacioni i vjedhur nuk përfshin informacionet personale të konsumatorëve e as punonjësve për të cilët kompania pretendon se janë të sigurte.
Në hakimin e Nvidia, grupi tentoi të shantazhonte Nvidia duke e kërcënuar me publikim online të të dhënave. Nuk dihet nëse Lapsus$ ka bërë kërcënime të ngjashme me Samsung.