Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në kuadër të takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian, mbrëmë kanë pasur një darkë pune.
Para fillimit të këtij samitit, Kurti ka thënë se në këtë darkë kanë diskutuar për këtë plan.
“Ne kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë, ku kemi diskutuar për planin e rritjes, por për mua është çdoherë kënaqësi që të vije në Shkup, sidomos tash që kemi pika të përbashkëta të kontrollit”, ka thënë Kurti.
Ai nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.