6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Samiti i The Economist për Ballkanin Perëndimor, Qeveria ndan 92 mijë euro

- Advertisement -

Qeveria e Kosovës ka ndarë 92 mijë euro për subvencionimin e Samitit të Ballkanit Perëndimor që u mbajt dje në Prishtinë, i organizuar nga “The Economist” dhe Zyra e Kryeministrit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se me këtë samit, Kosova u bë pjesë e hartave të konferencave ndërkombëtare.

“Me samitin e organizuar nga “The Economist” në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, Kosova u bë pjesë e hartave të konferencave ndërkombëtare. Organizimi i këtij samiti i kontribuon Kosovës në krijimin e një platforme për shkëmbim të përvojave të akterëve të politikës, ekonomisë dhe tregtisë” deklaroi Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se bizneset kosovare kanë kontribuar për mbajtjen e këtij samiti veçse duhet edhe ndihma e Qeverisë.

“Kjo konferencë ka shërbyer si platformë për promovimin e Kosovës pasi ka mbledhur politikanë, ekonomistë, e personalitet të tjera për diskutimin mbi ekonominë. Bizneset kosovare kanë thënë kontribut për të mbështetur mbajtjen e këtij samiti  por meqë ka nevojë për mbështetje shtesë prej 92 mijë euro kërkojmë që ta miratojmë. Mjetet për këtë merren nga shpenzimet e parashikuara kategoria rezervat” tha Murati.

Për ndarjen e këtyre mjeteve ishin pro të gjithë ministrat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit