Presidenti i Shqipërisë, në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore foli për arritjet që ka bërë Shqipëria përgjatë kryesisë së saj në SEECP.
Ai thotë se rezultatet e tilla, shtyjnë Shqipërinë të punojë edhe më fort.
“Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore është një platformë e rëndësishme e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian. Vendi ynë ka pasur nderin e kryesisë njëvjeçare. Ky bashkëpunim ka sjell rezultate dhe ndikime pozitive në jetën e qytetarëve tanë. Ne vlerësojmë arritjet e deritanishme si dyfishimin e rritjeve tregtare, heqjen e tarifave rouming në Ballkanin Perëndimor, uljen e çmimeve rouming në vendet e Bashkimit Evropian, hapjen e korsive të gjelbra dhe blu që zvogëlojnë vonesat në kufi, pesë marrëveshjet e lëvizshmërisë që lehtësojnë lëvizjen e të punësuarve në rajon, si dhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Sigurisht që rezultate të tilla na shtyjnë të punojmë edhe më shumë. Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj parmeve të kësaj platforme”, u shpreh Begaj.
Tutje, ai thotë se qëllim i Shqipërisë mbetet zgjidhja paqësore, lidhje e forta me BE-në dhe një angazhim i qartë ndaj vlerave demokratike të Aleancës Euroatlantike