Në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, President i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama.
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.
Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në këtë Samit, i cili mban moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.