9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Samiti i G7 në Gjermani, Biden: Të qëndrojmë të bashkuar, Johnson: Jo negociata me Rusinë

- Advertisement -

Intensifikimi i sulmeve në Ukrainë ndodh ndërsa liderët e vendeve të industrializuara të G7-s, janë mbledhur në kështjellën e Schloss Elmau në Alpet Bavareze në Gjermani për të diskutuar mbi luftën ruse, energjinë dhe krizën ushqimore.

Presidenti amerikan Joe Biden, i cilësoi si akte barbare sulmet e ndodhur rishtazi në Kiev, ndërsa në takimin e zhvilluar me mikpritësin, Olaf Scholz bëri thirrje për unitet. “Duhet të qëndrojmë të bashkuar në G7 dhe NATO, Putin shpresojë që ne të përçaheshim por kjo nuk ndodhi e nuk do të ndodhë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Në fjalën e tij në nisje të samitit, presidenti i Këshillit Europian Charles Michel deklaroi se vendet e G7-s ndajnë të njëjtin qëllim për t’i prerë oksigjenin makinerisë së luftës në Rusi përmes sanksioneve, njëkohësisht duke u kujdesur për ekonomitë e tyre. Ai tha se lufta ruse kishte vënë botën në rrezik, duke prekur çmimet ushqimore, ato të karburantit dhe sigurinë.

 “Ne ndajmë të gjithë të njëjtin qëllim; Të presim oksigjenin për makinerinë e luftës ruse teksa kujdesemi për ekonomitë tona dhe ato të partnerëve tanë. Be do të qëndrojë pranë ukrainasve në një periudhë afatgjatë për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta demokratike”, deklaroi belgu.  

Sakaq,  gjatë një takimi bilateral me presidentin francez Emanuel Macron, kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi kundër çdo përpjekje për një zgjidhje të negociuar Rusinë, në këtë moment. Sipas Johnson, kjo do të rrezikonte zgjatjen e paqëndrueshmërisë botërore. Dy liderët shohin mundësinë e përmbysjes së trajektores së luftës. Në prag të samitit Britania, SHBA, Kanadaja dhe Japonia njoftuan se do të ndalonin importin e arit rus në një përpjekje për të goditur aftësinë e Moskës për të financuar luftën. /A2CNN

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit