Tashmë janë bërë më shumë se një orë prej se, presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre.
Por kush po i shoqëron dy liderët në takim.
Pala ruse
Yuri Ushakov – këshilltari i politikës së jashtme i Putinit. Ai është një ish-diplomat sovjetik dhe shërbeu si ambasador i Rusisë në SHBA nga viti 1998 deri në vitin 2008;
Sergey Lavrov – ministër i punëve të jashtme i Rusisë që nga viti 2004;
Përkthyesi i Putinit.
Kur nga pala amerikane
Steve Witkoff – ish-zhvillues i pasurive të patundshme dhe tani i dërguari special i Donald Trumpit, si për Lindjen e Mesme ashtu edhe për Rusinë. Ai ka bërë vizita të shumta në Moskë në muajt e fundit;
Marco Rubio – sekretar i shtetit i SHBA-së dhe këshilltar i sigurisë kombëtare. Ai më parë shërbeu si senator nga Florida – dhe dikur ishte shumë kritik ndaj Trump;
Përkthyesi i Trump.
Pas bisedimeve fillestare, pritet të ketë një drekë dypalëshe, në të cilën Trump do të shoqërohet nga:
Sekretari i Thesarit Scott Bessent;
Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick;
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth;
Shefe e Shtabit Susie Wiles, raporton Sky News.