20.5 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Samiti Evropian në Tiranë, Abdixhiku: Shqipërisë përgzime, por Kosova të zgjohet

- Advertisement -

 

Përderisa përgëzoi Shqipërinë për një organizim të tillë, ai tha se Kosova është në rënie, po që shton se rizgjimi kombëtar kërkon kohë, por sipas tij, sot një gjë e tillë kërkon urgjencë, transmeton Klankosova.tv.

“Evropa sot po zbarkon në Tiranë.  E gjitha. Me plot 47 liderët e saj. Në Tiranën që tashmë, si epiqendër e re rajonale, është bërë shtëpi nga ku po gdhendet e ardhmja e vet kontinentit. Në këtë të ardhme, pa dyshim, po i bëhet vendi dhe vendit të shqipeve”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Kosova, ndërsa, vazhdon të mbetet nën masa e sanksione. Vazhdon të mbetet dhe pa institucione. Mbi të gjitha, vazhdon të mbetet pa ndjenjën e urgjencës për kohën. Nuk ka urgjencë mu tha! Të tjerat, si zhvillimi, mirëqenia, si progresi shoqëror janë të pakapshme për ata që kanë kapur të ardhmen e vendit tash e sa kohë. Sepse për ta shijimi i jetës së pushtetit, është vet qëllimi. Të tjerat presin. Sepse kemi rënë. Po vazhdojmë rënien. Të tjerët po vazhdojnë ecjen. Të tjerët po ndërtojnë. Të tjerët po bëhen pjesë e së ardhmes së bukur evropiane që tani u shfaqet vetëm pak vite larg. Rizgjimi kombëtar ndonjëherë kërkon kohë. Por sot, ky rizgjim Kosove, kërkon urgjencë. Kjo urgjencë nuk vjen nga ata që nuk e njohin nevojën. Vjen nga populli i Kosovës që rizgjohet! Shqipërisë, vetëm përgëzime”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit