Në emisionin më të ri në Klan Kosova, “Jehona Politike”, me Jehona Bajrami-Gashin, mysafiri i parë është Sami Lushtaku, kandidati për kryetar për Komunën e Skenderajt.
Lushtaku tha se nuk dëshiron dhe nuk e sheh të nevojshme të dalë shpesh nëpër media.
Autorja e emisionit e pyeti nëse ai është figura më e madhe në PDK.
“Jo. Unë jam një prej figurave të PDK-së. Ne kemi e kryetarin, siç e kemi edhe kryesinë e PDK-së. Jam kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj. Jam një burrë i vogël atje. Jam vetëm një kryetar i Degës në komunën time. Jam qe pothuajse 22-23 vjet aktiv dhe e vërteta është se kam dalë pak në mjetet e informimit. E di që kam kundërshtarë politikë dhe kjo më gëzon më së shumti”, u shpreh Lushtaku në këtë intervistë.